Spaho: Programi i PD, lekë në dorë fermerëve në bazë të prodhimit

0
12






Kandidati i PD-së, Edmond Spaho ndalesën e radhës e bëri në Pojan, ku trajtoi problematikat e shumta të bujqësisë dhe jetës në fshat . Ai u përqëndrua tek lehtësitë e mëdha fiskale të programit të qeverisë së opozitës, e cila do të zhbllokojë krizën në bujqësi dhe në të gjithë sektorët ekonomisë së vendit.

“Ne do të japim 100 milion euro në vit subvecion për bujqësinë, sepse ky sektor jep gjysmën e prodhimit të brendshëm dhe në fshat jeton gjysma e popullsisë së vendit. 50 milion euro do të ketë investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe në infrastrukturën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Kushdo që punësohet do paguajë taksën 9 përqind të sigurimeve shoqërore dhe 9 përqind do i paguajë punëdhënësi. Ne do ta aplikojmë taksën e sheshtë 9 përqind dhe jo 10 sa e ka rrajoni, pasi duam të rrisim investimet e huaja që do të hapin shumë vende pune, u shpreh kordinatori Spaho.

Më tej ai rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme që qeveria Basha do të japë për familjet e reja në fshat, duke akorduar fondin për çdo lindje prej 3 mijë lekë të reja, në çdo muaj, për 5 vite.

Njëherësh tha kordinatori Spaho do të subvencionohen nga shteti, interesat e kredive për blerjen e banesave nga çiftet e reja. Në prioritetet tona është dhe arsimimi i të rinjve në fshat, ku fëmijët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja do tu paguhen tarifat e Universitetit, nga shteti.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here