Spaho takim me fermerët në Korçë: Basha do të jetë kryeministri i ekonomisë

0
14






Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Korçës, Edmond Spaho deklaroi se Lulzim Basha si kryeministër do të ketë një vëmendje të shtuar për ekonominë.

Në një takim me fermerët, Spaho premtoi ulje taksash, hapje të vendeve të punës dhe subvencionim për ta.

“Taksa e sheshtë nuk është vetëm për biznesin dhe qytetarin, por dhe për komunitetin e fshatit, pasi ul detyrimet e kontributeve shoqërore duke e çuar në 9 përqind këtë pagesë. Biznesi vendas do paguajë tatim fitim nga 15 përqind në 9 përqind.

Lulzim Basha do të jetë kryeministër i ekonomisë dhe ai do të marrë si veprim të parë, heqjen e taksës së qarkullimit në mënyrë që çmimi i karburantit të shkojë 1200 lekë për litër. Do të rriten pagat dhe pensionet me 25 përqind. Do të dyfishojmë deri në 160 mijë lek ndihmën ekonomike, ndërsa familjeve me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra, do tu hiqen tarifat e universitetit dhe Masterit të fëmijëve studentë.

Do akordohen 30 mijë lek çdo muaj për 5 vjet, për çdo fëmijë që lind, sepse ne duam të mbështesim rritjen e shoqërisë e cila këto 8 vite vetëm po tkurret. Nga ana tjetër familjet e reja në fshat që duan të blejnë shtëpi do t’i suportojmë me interesat e kredive.”

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here