A do te hetoje SPAK tenderat e bashkise Shkoder dhe veprimtarine e kryetares ne detyre te kesaj bashkie Voltana Ademi? Kjo eshte nje nga pikepyetjet e ngritura pikerisht ne keto momente kur thuajse te gjitha bashkite jane tronditur nga ajo qe ndodhi me Lushnjen dhe abuzimet e zbuluara me tenderat prej thuajse te gjitha ketyre njesive vendore.

Plot 17 tendera jane me probleme ne bashkine Shkoder dhe ku pergjegjese per veprimet e kryera eshte administrata lokale dhe titullarja Voltana Ademi. Sa kompani kane fituar tendera kete periudhe ne bashkine Shkoder qe kane lidhje me Ademin apo njerez prane saj? Sa prej tyre jane eksponente me lidhje te forta politike prane partise demokratike ku zonja Ademi aderon?

Po fitues me nderhyrje nga qarqe te brendshme a ka? Cilat jane arsyet qe nje pjese te tenderave i marrin bashkepunetore te ngushte edhe me lidhje te forta, por qe ofrojne vlera me te larta financiare? Keto jane vetem nje pjese e pyetjeve qe kerkojne pergjigje e qe natyrisht SPAK do te duhet ti zbardh sepse bashkia Shkoder nuk mund te jete peng i keqadministrimit dhe nepotizmit per sa kohe qe flitet per para te qytetareve qe dalin direkt nga taksat e tyre.

Demi financiar eshte i larte dhe po ashtu sherbimet ne territor mungojne sepse abuzime te tilla kane edhe pasoja nga pas, qe ne te shumten e rasteve behen tejet goditese per arken e bashkise. Ne Shkoder ka me pak investime publike dhe ne krahun tjeter me shume rroga qe paguhen nga bashkia e drejtuar prej Voltana Ademi, qe ne proporcion te zhdrejte ka rritur edhe faturat financiare ne tendera per sherbime qe asnjehere nuk kapin as nivelin mesatar.

Ne qofte se interesi publik eshte mbi ate personal, atehere SPAK duhet dhe pritet te veproje edhe ne bashkine me te madhe te veriut te vendit dhe nje nga me te rendesishmet ne shkallen kombetare. /ShkodraNews




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here