Spartak Ngjela zbulon prapaskenat “bombë” në Shqipëri: Do ketë prangosje të bujshme dyzet ditë para zgjedhjeve

0
14





Avokat Spartak Ngjela në një analizë lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe ndryshimin e madh me fitoren e Albin Kurtit, paralajmëron se ujërat do të lëvizin edhe në Shqipëri. Por nga kush dhe në cfarë mënyre? Avokati pret drejtësinë e re për të pastruar politikën e vjetër.

Sipas tij i gjithë ndryshimi do të ndodhë, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Se ju mendoni që zgjedhjet i fitoi Vet-Vendosja në Kosovë!.

Jo, aspak.

Lojën e fitoi Prokuroria dhe Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, që prangosi katër krerët e korrupsionit dhe kr imit të organizuar: Hashim Thaçin e kompani.

Po këtu në Shqipëri?

Këtu te ne e ka në dorë SPAK. A do t’i prangosi ky edhe këtu krerët e korrupsionit dhe kr imit të organizuar?

Për faktin që luftën kundër korrupsionit dhe kr imit të organizuar, edhe në Shqipëri, njëlloj si në Kosovë, politika amerikane po e drejton prej katër vjetësh, sigurisht që kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë.

Kjo është arsyeja logjike e kësaj kohe”, shkruan Spartak Ngjela.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here