Pas konkurrentëve të Për’Puthen, të cilët shumica u orientuan drejt tregut muzikor, tashmë edhe konkurrentët më të rinj të Për’Puthen +40 kanë publikuar këngën “S’ta jap”.

Elgid Doda, shprehet shumë i revoltuar. “Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”, shkruan ai.

Elgit ka postuar një pjesë të këngës në Instaatory dhe përkrah ka shkruar se degjenerim ka kaluar kufijtë teksa me ironi i ka bërë thirrje Edi Ramës ta lejojë të jetë dy ditë kryeministër.

Po ashtu, producenti i njohur i ka bërë thirrje produksionit të Për’puthen dhe Top Channel të seleksionojë personat që marrin pjesë në emision, duke vijuar më tej: “Mos na sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijë gjithçka.”

Kënga “sta jap” e konkurrentëve ka dalë para disa ditësh, dhe ka marrë shumë kritika.

This slideshow requires JavaScript.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here