Ditën e sotme të gjithë dëgjuesit e “Pardon My French” dhe “Top Albania Radio” patën mundësi të bënin një udhëtim pas në kohë në “Top Fest”. E sigurisht, në këtë puntatë speciale nuk mund të mungonte Stine, i cili është fituesi i parë i “Top Fest-it”. Teksa u shpreh se ky festival i dha shtysë të rinjve që e donin muzikën, ai u shpreh se deri para “Top Fest” muzikën e kishte pasion, por më pas iu kthye në profesion. Stine u shpreh se në edicionin e parë kur u shpall fitues me këngën “Lady Lady” në bashkëpunim me Abin, sapo ishte rikthyer nga Gjermania dhe aq që e kishte menduar se mund të fitonte. Ndërsa duke u ndalur te stili dhe kërcimi i tij tipik, me të cilin identifikohej, Stine tregoi se është marrë prej vitesh me kërcim.

“Erdhi rastësisht bashkëpunimi. Nuk e kisha menduar që do të pranohem. Atje në Gjermani gjykohej pjesa shqiptare… Unë jam marrë vetë me kërcim për vite. Të them të drejtën nuk e besoja që do fitoja. Isha 23 vjeç, më dukej një ëndërr e bukur. Kisha vite në Gjermani, kur erdha bëra dy-tri këngë për pasion. Më vonë, pasioni m’u kthye në profesion.”-tha ai.

Artisti veçoi nga gjithë edicionet ku ka marrë pjesë “Top Fest 2” teksa tregoi se me këngën “Ishe ti” ka rrëmbyer  “Çmimin e Internetit”  gjë që e ka gëzuar shumë asokohe.

“”Top Fest” 2 ka qenë shumë emocional për mua. E kam përjetuar jashtë mase shumë. Në gjithë “Top Festet” ku kam marrë pjesë ka patur këngë shumë të bukura dhe ishte konkurrenca shumë e fortë. Me “Ishe ti” kam marrë “Çmimin e Internetit” dhe u gëzova shumë se mora çmimin e publikut.”-tregoi ai.

Ndërkohë, duke ardhur drejt të tashmes, Stine foli edhe për bashkëpunimin e tij me Mevlanin dhe Julin, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, duke treguar se nuk e ka patur diçka të tillë në plan, por i pëlqeu fabula e këngës. Më tej, u shpreh se çdo njeri ka të drejtë të bëjë këngë sepse është publiku që thotë nëse vlen apo jo.

“Çdokush ka të drejtë të bëjë këngë. Është publiku që thotë ia vlen apo jo. Unë jam artist që mbahem për suport të këngëtarëve të rinj. Kënga që kemi bashkë nisi të ishte një bashkëpunim mes djemve. Por, momentin që po shqyrtonim temën, më bëri t’i bashkohem këngës… Problemi është se gjithë te “Për’puthen” bënë këngë. Janë bërë dhe këngë që s’kanë lidhje me muzikën. Normalisht që do të kritikohen.”

 

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here