Emisioni Stop paralajmëron pamje të blerjes së votës.

Pamjet do të transmetohen në emisionin e orës 20:10.

Njoftimi:

Kamera e Stop/ Ku dhe sa u ble vota e 25 prillit? Plotësim votash edhe në numërim.

Emisioni “Stop” tregon sonte me zë dhe figurë, mënyrën, sesi u ble vota për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesa u ble një votë e sigurtë dhe kush e bleu votën e shqiptarëve për llogari të kujt? Këto janë disa nga pyetjet, që do të marrin përgjigje në emisionin e sotëm “Stop”.

Jo vetëm kaq, por duket se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit. Në një nga qarqet e Shqipërisë, fletët e votimit vazhdojnë të plotësohen edhe gjatë numërimit, nën hundën dhe në paqe të plotë mes anëtarëve të grupeve të numërimit.

Për më mësuar më shumë mbi këto skandale të zgjedhjeve në disa zona të vendit, mos e humbisni emisionin “Stop” në Tvklan, sonte në orën 20.10 minuta.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here