Stresi ben cmendurine e rradhes/ Kapet duke konsumuar hash.ash nen hunden e pushtetit.

0
212

This post has already been read 208 times!

Reperi Lim Hoti, mik i ngushtë i Stresit ka publikuar disa video në Instagram ku duket se nuk do t’ia dijë aspak për ligjet në vend. Fillimisht tregon automjetin e tij të parkuar në një vend të ndaluar pikërisht përballë Ministrisë së Mbrojtjes.

Por nuk mbaron me kaq. Në video duket edhe një “spllif” me hashash ndërsa së bashku me të tjerë shfaqet duke pirë verë në një lokal të hapur pa i interesuar aspak se lëndët narkotike janë të ndaluara. Së bashku me të është edhe reperi Stresi, i cili dëgjohet duke folur.

Lim Hoti nuk mjaftohet dhe publikon më pas ‘lulet’ e drogës që i mban brenda në makinë, gati për konsum. Kujtojmë se emri i tij është i njohur për mediat pasi u përfol për lidhjen e dashurisë me reperen Baby G, histori e cila mendohet se mori fund për shkak të tradhtisë.

Ndërkohë, Stresi nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi rreth dy vite më parë u arrestua dhe qëndroi 8 muaj në burg si i akuzuar për përfshirjen në një grup kriminal në Tiranë që merrej me shitjen e narkotikëve.(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here