Stresi konfirmon ndarjen nga Keisi dhe i thotë dy fjalë publikisht





Megjithëse ishin një nga çiftet në të dashura të showbizit, duket se romanca mes Stresit dhe Keisit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Ndërkohë që prej kohësh përflitej për një ndarje të dyshes, reperi ka konfirmuar të gjitha aludimet. Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat në Instagram ku ka folur dhe për marrëdhënien me Keisin. Teksa ka pranuar ndarjen, Stresi ka bërë dhe një deklaratë të fortë për të ku ka theksuar se vajzë më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet nuk do të gjejë.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, shkruan ai.

E duket se me këtë përgjigje, reperi na tha se mes dyshes nuk do të ketë më rikthim. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *