Stresi: Nuk jam infektuar kurrë me koronavirus, ishte video kot

0
17

This post has already been read 14 times!

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka folur së fundmi në lidhje me lajmin që qarkulloi në të gjitha portalet, ku shkruhej se reperi ishte i infektuar me Covid-19.

I ftuar në NIN, Stresi tha se ishte një lajm fals, dhe se videon që publikoi, me anë të së cilës dha lajmin për prekjen e tij nga koronavirusi, e ka bërë pas një loje me shokët e tij.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals,”– u shpreh Stresi.

Më pas, këngëtari foli për reperi Ledri Vula. Ai shtoi se me Ledrin ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mirë dhe se askush prej tyre nuk e ka kuptuar përse u shkëputën njëfarë kohe.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë të këqija. Hienat e kanë bërë lojën të tillë. Unë me Ledrin që nga fillimi e deri më sot kemi pasur marrëdhënie të mirë pavarësisht keqkuptimeve, fjalëve.

Nuk është se s’kemi fol, kemi folur non stop, as ne vetë nuk e kemi kuptuar si ndodhi ajo mënyra e shkëputjes. Nuk ka lidhje me Babastras, sepse unë që nga fillimi e kam mbështetur Ledrin, sepse kam thënë që në fillim se ai është më burri në Babastars”, tha Stresi.

I pyetur për Getoar Selimin, reperi tha gjithashtu të njëjtat fjalë, marrëdhënie të mira.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here