Studimi i OKB, Tokës i mbeten vetëm 7 vite jetë

0
165

This post has already been read 41 times!

vite, 102 ditë dhe 12 orë. Ja kur bota do të mbarojë. Nuk është kjo një profeci filmash apo librash, por instalacioni i Orës së Klimës, i vendosur në muret e grataçelës Metronome në Nju Jork.

Ora e madhe digjitale, e vendosur në kuadër të javës së mbrojtjes së klimës, është transformuar në një numërues mbrapsh që tregon kohën që ka në dispozicion planeti ynë për të limituar lëshimin e dioksidtit të karbonit, para se të arrihet në një pikë që nuk ka më kthim.

Ora është e shoqëruar me shënimin: “Toka ka një afat skadence”, shkruan Tgcom.

Në faqen zyrtare të kësaj iniciative ka edhe një mesazh sensibilizues për popullsinë e botës: “Njerëzimi ka aftësinë të shtojë kohë, por vetëm nëse ne punojmë së bashku dhe i masim progreset tona me ovjektiva të përcaktuara qartë”.

Numërimi që duhet të përfundojë në Janar  të vitit 2028, bazohet në një vlerësim të ndërtuar mbi studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here