Një mot i pazakontë ka goditur qarkun e Kukësit gjatë ditës së shtunë.

Pas temperaturave përvëluese të paradites, një stuhi e fuqishme goditi zonën, duke shkaktuar problematika në qytet dhe përreth.

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, që fatmirësisht nuk zgjatën shumë, përmbytën dhjetëra dyqane, akse rrugore madje dëmtuan dhe makina të cilat u goditën nga pemë të rrëzuara.

Shërbimet e bashkisë së Kukësit tashmë ndodhen në terren për normalizimin e gjendjes së krijuar.






Previous articleTashmë do t’u vijë derë më derë, çdo qytetar do ta marre pranë vendbanimit, njoftimi i Rames

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here