Stuhia godet Elbasanin, ja si paraqitet situata

Kushtet e paqëndrueshme të motit vijojnë të shoqërojnë vendin tonë. Kësaj here epiqendër e motit të keq është bërë Elbasani, i cili është goditur nga një shi i dendur mesditën e sotme. ABC mëson se janë përmbytur disa segmente të ndryshme të rrugës Elbasan-Papër.

Si pasojë e reshjeve të shumta kanalet kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që në aksin kryesor rrugor janë grumbulluar mbetje inerte të cilat janë spostuar nga reshjet e shiut.

Disa automjete kanë ndaluar në anë të rrugës deri në përfundim të reshjeve të shiut, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për incidente.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *