Categories: Uncategorized

Super lajm/ “Brenda 15 minutash nxjerr përgjigjen”. Epidemiologu jep lajmin e shumëpritur

Epidemiologu Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me testin e dytë të shpejtë për COVID, i cili e nxjerr përgjigjen nëse jeni pozitiv apo negativ brenda një kohe shumë të shpejtë. Ky, thekson Alimehmeti, është një lajm shumë i mirë për vendin tonë.

POSTIMI I PLOTE:

hume lajm i mire miqte e mi! Testet e shpejta te antigjeneve te SARS-CoV-2 jane gati!

Ky eshte hapi i rradhes me gjasat me te larta per t’u hedhur dhe eshte plani me realist ne afat te shkurter.

Perparesite e testeve te shpejta: Rezultati del ne 15-30 minuta; Kostoja eshte 3.9 euro ose me pak; Sensitiviteti eshte 80-90%; Mund te kryhen ne cdo ambjent; 120 milione teste jane ndare veç per shtetet me te ardhura te uleta ose te mesme, si Shqiperia. Aprovimet e emergjences nga OBSH-ja:

SD Biosensor (Kore e Jugut) ka marre aprovimin ditet e fundit. Abbott (SHBA) ka shume gjase ta marre aprovimin se shpejti

Asnje test i meparshem ne perdorim nuk e ka pasur kete certifikim dhe ne fakt po nxirren nga perdorimi.

Testi do t’i ngjaje testit te shtatzenise, por kuptohet qe materiali biologjik qe perdoret ne kete rast eshte nje pike gjak.

‼Disavantazhet e RT-PCR (“tamponit”): Rezultati del 12 ore deri ne disa dite me vone; Kostoja eshte rreth 35 euro, ndersa ne treg shkon rreth 100 euro; Sensitiviteti eshte 70-80%;Kerkon laboratore te sofistikuar.

Praktikisht, testet e shpejta te antigjeneve jane superiore ndaj “tamponit” ne te gjitha kriteret e mesiperme. Forca miq! Shkenca ecen perpara vazhdimisht! Jepini kohen e duhur duke u ruajtur nderkohe!

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago