Ditën e djeshme Getoar Selimi paralajmëroi këngën e tij të re duke bërë me dije se shumë shpejt do vijë me një bashkëpunim. Ai publikoi një foto duke zbuluar se bëhet fjalë për një këngë me motive kubane, por fillimisht nuk tregoi se cili këngëtar do të jetë pjesë e saj. Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka zbuluar emrin e artistit me të cilin po bashkëpunon. Dhe bëhet fjalë për Stine. Reperi ka publikuar një tjetër foto ku shfaqet kreh tij duke shkruar se titulli i këngës do jetë “Andiamo”.

Kujtojmë se projekti i fundit i Getoarit është ai me Majk dhe Ermal Fejzullahun, “Para para”, i publikuar një muaj më parë. Mediat raportojnë se ai ka gati edhe një bashkëpunim me Majk dhe Xhensila Myrtezaj por ende nuk një konfirmim zyrtar.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here