Nga Lele Pons te Guaynaa, T-Pain e deri te Topic janë me dhjetra yjet botërore që kanë drejtuar vëmendjen nga Luana Vjollca, duke e ndjekur në rrjetet sociale. Deri tani, Luana ka bashkëpunuar në muzikë me dy emra të dashur ndërkombëtarisht si Faydee dhe Jay Santos, teksa të gjithë presim ende surpriza nga ajo e një e tillë ka shumë gjasa të vijë së shpejti. Duket se këtë herë Luana ka bashkuar forcat me yllin latin IamChino.

Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për një follow. Ylli shumë i dashur ndërkombëtarisht ka ripostuar një foto nga një faqe fansash në Instastory, ku tregohey se ai dhe Luana po bashkëpunojnë. Po ashtu, edhe Luana e ka pëlqyer postimin, teksa ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Kujtojmë se IamChino është fitues i çmimeve Grammys, bashkëpuntor i ngushtë i Pitbull dhe DJ zyrtar i tij. Ai numëron shumë hite, teksa kënga më e dëgjuar e tij është “Ay Mi Dios” në bashkëpunim me Pitbull, Yandel, Chacal e cila numëron mbi 600 milion klikime.

 

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here