Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe pas daljes publike për mediat, ka bërë me dije detaje të tjera rreth takimit në Bruksel.

Me anë të një shënimi në Facebook, Kurti thotë se delegacioni shqiptar ofroi edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë e që do të duhej të eliminoheshin.

Kreu i Qeverisë së Kosovës zbulon se ka “dhuruar” Vuçiçit tre libra rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vra.re prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Ndryshe nga përfaqësuesi i BE, Josep Borrell, presidenti i Serbisë nuk i pranoi.

“Është për të ardhur keq që nuk arritëm të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim. Shkaku ishte që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën””, shkruan ndër të tjera kryeministri i Kosovës.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here