Tani nis dhe tmerri i pickimit nga mushkonjat, ja disa zgjidhje ideale për ata që ‘copëtohen’ –

Me stinen e veres vjen dhe ‘tmerri’ nga pickimi i mushkonjave, per ata qe thone se e kane gjakun ‘te embel’.

Por si mund të mbrohemi na mushkonjat? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët:

1. Mbani larg shtëpisë ujin e ndenjur

Mushkonjat mund të shumohen në vetëm 14 ditë në një sasi minimale uji , në ulluqe dhe kudo ku ka ujë të ndenjur.

2. Mbani mushkonjat jashtë

Vendosni perde apo rrjetë mushkonjash në dritare dhe dyer kur i mbani të hapura.

3. Përdorni ilaç kundër insekteve

Vetëm kujdes për acarimin e lëkurës dhe shmangni spërkatjen e kimikateve rreth syve ose gojës. Jonathan Day, një studiues i mushkonjave në Universitetin e Florida, sugjeron spërkatjen në kyçet e këmbëve dhe shputat. Këto janë zona me lëkurë më të butë që mushkonjat zakonisht preferojnë.
4. Vishni veshje me ngjyra të hapura, veçanërisht kur jeni jashtë

Ngjyrat e errëta (e zezë, blu e thellë dhe e kuqe e thellë) bien në sy, duke tërhequr kështu mushkonjat.

5. Qëndroni brenda në muzg dhe në agim

Edhe pse mushkonjat mund t’ju kafshojnë në çdo kohë të ditës, kufizoni ekspozimin tuaj gjatë orëve që ushqehen normalisht. Nëse nuk mund të shmangni të qenit jashtë në këto kohë të ditës, sigurohuni që të merrni masa të tjera paraprake (rrobat dhe ilaçet kundër insekteve).

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *