Tani uroj vetëm që ajo të…turpëroi drejtësinë –

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar me tone shumë të ashpra për Drejtuesen e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, duke i konsideruar shfaqjet e saj si të pakomentueshme dhe për të ardhur keq.

Gjonaj uron që të merret masa e duhur nga Kapedanit ndërsa kërkon hetim më të thelluar ndaj saj.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, thotë Ministrja.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *