Nga Lutfi Dervishi

Të bëhemi gati për vajtimin e radhës!

Cila është koha që fiton nga Tirana në Durrës nëse nuk e nget makinën me 90 km/orë, por me 150 km/orë? Jo më shumë se 10 minuta.

Në kërkim të kësaj kohe që nuk i duhet kërkujt me përjashtim të dreqit, rrezikon jetën tënde dhe të tjerëve. Sa herë ju ka ndodhur që duke ecur me 90km/orë në këtë segment ndjeni nga pas drita që lëshohen si rrufe nga gangot që nxitojnë sepse 1 apo 2 km më tej duhet të dalin nga rruga dhe të pijnë një kafe?! Ka policia ndonjë listë të këtyre gangove?

Kur ndodhin ngjarjet e rënda si aksidenti sotëm, kujtohemi se ka diçka të madhe që nuk shkon. Lista e fajtorëve nuk është e shkurtër; fajësohet adoleshenti, prindi, polici, kurset e shoferëve, gjendja e rrugës, sinjalistika, alkooli, hashashi,…

Harrojmë shpesh të pyesim: çfarë ka ndodhur me rastet e drejtuesve të mjetit që kanë bërë ak.sident me shpejtësi mbi 150 km/orë? Ku janë ata sot? Pyetja është retorike- ata sërish janë në timon!

Ndaj të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për vajtimin e radhës!




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here