Të bllokuar nga bora dhe pa energji elektrike, situatë e vështirë në disa fshatra të Korçës

0
16





Fshati i Panaritit në Korçë përveç bllokimit dhe izolimit nga dëbora, prej më tepër se 12 orësh po vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Po ashtu, edhe fshatrat e Grabockës, Katundit, Treskës, Trebickës, Ballabanovës, Selenicës se poshtme, Çlirimit, Qytezës gjatë gjithë ditës së sotme kanë mungesë të energjisë elektrike.

Mendohet që ka defekt në një nga kabinat kryesore, por në këtë gjendje ndikon edhe rrjeti i amortizuar elektrik.

Sipas drejtuesve të OSSHE-së ditën e nesërme disa punonjës do të jenë në këto zona për riparimin e defekteve por për shkak të terrenit të vështirë zgjidhja definitive mund të kërkojë kohë.
Maja e Mashkullorës momentalisht ka më tepër se 1.5 metër borë.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here