“Të kërkoj falje”/ Shqiptarja e zhdukur prej 10 vitesh bëhet e gjallë dhe flet me të birin

0
8





Një nënë e re shqiptare e cila ishte zhdukur dhjetë vjet më parë është gjetur mbrëmjen e kaluar në një emision në mediat greke.

Kristina ishte zhdukur që në vitin 2011 dhe prindërit e saj e kishin kërkuar atë në të gjithë vendin, madje edhe midis të vde kurve.

Ata vetë po rritnin djalin e saj të vogël, pa qenë në gjendje t’i jepnin përgjigjet që ai kërkoi për zhdukjen e nënës së tij. Prindërit e saj kanë treguar se ajo jetonte në Athinë bashkë me partnerin e saj të cilin po e kërkonin dhe nuk mund ta gjenin.

Ata mendonin se ajo ishte dhunuar nga burri i saj dhe kjo mund të jetë arsyeja që ajo ka qenë zhdukur.

Mes lotësh Kristina foli për herë të parë me djalin e saj Mario dhe momenti i transmetuar në media ishte shumë prekës.

Babai i Kristinës tha se edhe pse është 68-vjeç tani që mori vesh se vajza e tij është gjallë dhe foli me të birin ndihet si një 18-vjeçar.

Të kërkoj shumë falje që të lash vetëm. Të dua shumë.

Babai i saj, i cili kishte takuar partnerin e saj tregoi se ai nuk e dinte se Kristina kishte një fëmijë dhe nuk e pranoi atë, prandaj ata e morën dhe u kujdesën për të. Ndërsa nëna e Kristinës shprehej më parë:

Unë qaj për të qoftë gjallë ose e vd ekur. Unë pres që të bie telefoni çdo natë. Ajo u martua në moshën 17-vjeçare.

Ajo e kishte një jetë të vështirë me burrin e saj. Kishte dy fëmijë, njëri tani është 21 vjeç. Unë e rrita gjatë gjithë këtyre viteve.

Tjetri u dha për birësim. Ndërsa ishte larg, ajo takoi dikë në punë me të cilin kishin një marrëdhënie dhe jetonin së bashku.

Burri i saj e dinte atë. Kemi frikë për më të keqen.

Burimi:ethnos Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here