Një denoncim i rende vjen nga India, ku nje grua ndërroi jetë pasi ia mori bombolën e oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP.

Një video e cila qarkulluar në mediet sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në duar dhe gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh.

“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni oksigjenin”, degjohet ti thote policisë Anmol Goyal, 22 vjeç derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.

Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e COVID-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.

Sidoqoftë, cilindri u konfiskua nga policia për dikë që ‘konsiderohet të jetë më i rëndësishëm’, sipas korrespodentit të “The Times of India” i cili shpërndau videon në mediet sociale.

Dy orë më vonë nëna e tyre vdiq.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here