Të qara, ulërima dhe sherr para gjykatës, familjarët e 3 vëllezërve nuk mbahen, tentojnë të…ndërhyn policia, ngjarja merr kthesën e rëndë

Një incident është shënuar sot në ambientet e gjykatës në Tiranë pas vendimit arrest me burg për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë, teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.

Kujtojmë se ngjarja është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.

Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *