“Te qeshesh apo te qash”? Safet Gjici le nam ne familjen shqiptare

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i shtohet listët së eskpertëve të Rilindjes që kanë këputur mufka sa i takon Covid 19, ndërsa ka shkuar pranë një familje duke i takuar me grusht, e pastaj pa maskë duke iu dhënë dorën.

Teksa ka qenë dje pranë disa të moshuarve në Kukës, Gjici ka tentuar që të bëjë rolin e ekspertit por mund të themi që ka dështuar me sukses.

Ndërsa ishte duke u në banesën e familjes së Emri Nërgutit, Gjici u pa me një maskë të vogël në fytyrë, ndërsa u përshëndet me grusht me të moshuarit, duke mos shtrënguar duart, ndërsa në dalje u dha atyre dorën.

Pas rehatimit në banesë, kryebashkiaku nisi të jepte dhe disa këshilla praktike për të moshuarit. Ndër këshillat e Gjicit ishin mbajtja e maskës dhe refuzimi për të shtrenguar duart, që sipas tij është një zakon i vështirë për tu eleminuar nga ana e shqiptarëve.

“Duhet të ruheni shumë nga ky virus se me thënë të drejtën virusi është vdekje prurës. Mirë që i mbani maskat. Ne shqiptarët e kemi zakon të japim dorën, por nuk duhet ta jepni dorën.”, deklaroi Gjici, në filmimet me skenar të bashkisë.

Por këshilla e kryebashkiakut zgjati vetëm 2 minuta. Pasi doli nga familja, Gjici hoqi maskën dhe iu shtrëngoi duart çiftit të moshuar, duke hedhur në kosh këshillat që dha vetë.