Categories: Uncategorized

“Te rrenqeth shpirtin banorja e ersekes”,jam e semure me astem, kam 16 muaj qe fle ne pllaka, burri…

ERSEKË- Banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal. E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur.

Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj. Ja se ç’i bëra, i vura këtu për të mos

Salianji: Këto t’i dhanë nga tërmeti i qershorit apo i nëntorit?

Festim Çaushi: Dhe i qershorit dhe i nëntorit janë dy tërmete këtu.

Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?

Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm

Salianji: Dëm?

Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri. Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shtëpia është e pabanueshme.

Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.

Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.

Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po!

Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?

Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë. Kur do t’i bëjë, se shirat filluan?!

Salianji: 16 muaj!?

Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që fle në, në pllaka.

Salianji: Po kanë ardhur ju thonë…

Gazmor Kasëmi: Që vjet në nëntor.

Salianji: Ju thonë do t’ju japin ndihma, ju thonë do t’jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do t’ju japim lekë?

Gazmor Kasëmi: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.

Salianji:Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!

Minushe Merka: Unë s’kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa t’i nxjerr ilaçet t’i shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..

Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?

Minushe Merka: Ne këtu flemë.

Salianji: Asnjë ndihmë!

Qytetari: Absolutisht, moj s’na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

12 hours ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

12 hours ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

13 hours ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

13 hours ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

13 hours ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

1 day ago