Të shtëna me armë zjarri në vend, ka të pla.gosur –

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kuçovë, Policia njofton se Robert Gjika, 29 vjeç pas një konflikti për motive banale ka pla.gosur me armë zjarri Xhuljano Kapllanaj, 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

29-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e cila po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“pla.gosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka pla.gosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *