Bilanc lufte, është ajo që ka sjellë përplasja me armë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vra.re 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, pas sherrit për shezllonet dhe hapësirën e lokaleve.

vik.tima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa pla.gosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli.

Përplasja ka nisur fillimisht me fjalë mes viktimave, dhe më pas ka degjeneruar në përplasje armësh.

Kujtim Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia” në Velipojë, dhe është konfiktuar me pronarët e lokalit “Gocaj”, ku kanë mbetur të vra.re nga 2 persona të secilës palë, ndërkohë që makthi i krismës së armëve duket se do të shoqërojnë për një kohë të gjatë të gjithë pushuesit që kanë qenë në Velipojë.

Kujtim Ferracaku, është babai i Arjan Ferracakut, i cili është vra.re po ashtu në një atentat në Shkodër, ndërsa Hasan Ferracaku që ka mbetur i pla.gosur është vëllai i tij.

Ndërkohë që policia, në ndihmë të së cilës ka zbarkuar ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA, pritet t’i sqarojë rrethanat e ngjarjes, dyshohet se shkak i ndodhisë tonditëse është bërë një konflikt për zonat e plazheve në bregdet.

Në Shkodër ka mbërritur dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vra.re, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë pla.gosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, ka njoftuar policia më herët.



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here