Gazetari Klodian Tomorri teksa ka reaguar për aksidentin fatal, ku një Audi me tret ë rinj Brenda përplasi makinën Toyota me 4 anëtarë të një familje Brenda të cilët u shuan tragjikisht, ndërsa të rinjtë mbetën të pla.gosur.

Tomorri ka treguar edhe një histori personale që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

“Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.

Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”, shkruan Klodian Tomorri.

 




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here