Telenovela Kim-Kanye-Irina! Reperi rikthehet sërish me ish-bashkëshorten?





Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke biseduar dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin përsëri pas disa muajsh pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ndërsa romanca e West me Irina Shayk vazhdon. E! News ka mësuar detaje nga një burim i afërt me Kardashian rreth asaj që po ndodh pasi ish-çifti u pa me fëmijët e tyre në Muzeun e Artit Aziatik në San Francisco të shtunën. Ky udhëtim është dalja e parë publike e “Kimye” që kur Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt. Sakaq, një burim i tha “Page Six” në mars se çifti nuk kishte asnjë kontakt, pasi West thuhet se ndryshoi numrat e tij të telefonit dhe i tha Kim “Mund të më kontaktosh përmes stafit tim.”

Gjërat janë shumë më mirë tani, shkruan E! News, duke shtuar se ata flasin dhe shkojnë mirë. Kim ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëprindërim dhe për të qenë në gjendje të bëjë gjëra si familje. Ndërsa Kanye kishte nevojë për pak kohë, por ai tani duket më i hapur për të.

Burimi shtoi se ylli i KUWTK i dha hapësirën e nevojshmen dhe reperi e kontaktoi vetë kur ai ishte i qetë. Të dy tani po komunikojnë më shumë. “Ajo e di sa e rëndësishme është koha e kaluar së bashku për familjem dhe dëshiron që fëmijët të kenë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kanye, kështu që ajo është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për ta bërë realitet“, tha burimi. Kështu, ata janë thjesht duke bërë si duhet detyrat prindërore dhe nuk ka asgjë më shumë.

Reperi është ende duke vazhduar romancën e tij me modelen ruse Irina Shayk pavarësisht raportimit të “Page Six” javën e kaluar se marrëdhënia e tyre ishte në krizë për shkak të mungesës së interesit të Irinës. “Ata janë akoma në kontakt dhe ai e ka takuar atë disa herë. Ai është shumë i interesuar të dalë me të dhe ta njohë.”-raporton E! News. TMZ shkruan po ashtu se burime të shumta pranë Shayk dhe West thanë se ata janë ende duke u takuar dhe kaluan fundjavën e katërt të korrikut së bashku në San Francisco. “Na është thënë që gjërat janë më të nxehta se kurrë më parë,” shkroi TMZ.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *