Ditën e Dielë masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi vendin tonë.

Deri në orët e mesditës moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Gradualisht pritet një përmirësim i kushteve meteorologjike ku vranësirat do të lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here