Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin, ISHP u bën thirrje qytetarëve



Prej disa ditësh i nxehti ka pushtuar vendin tonë dhe temperaturat arritën kulmin ditën e djeshme në Kuçovë, ku termometri shënoi 41,6 gradë celsius. Në këto kushte Instituti i Shëndetit Publik me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj temperaturave të larta që prej ditësh mbizotërojnë në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik këshillon të kërkojnë menjëherë ndihmë ose të shkojnë në një ambient të freskët. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik këshillon që qytetarët të konsumojnë sa më shumë ujë gjatë këtyre ditëve të nxehta. Ndryshimi pritet të fillojë nesër dhe sidomos të dielën ku pritet një rënie me të paktën 3-4 gradë Celsius.

“-Nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti kërkoni ndihmë, po ashtu kërkoni ndihmë edhe nëse ndiheni të dobët, anksiozë ose keni shumë etje apo dhimbje kokë.

-Shkoni menjëherë në një ambient të freskët.

-Pini ujë për t’u hidratuar.

-Mbani ilaçet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer.”, shkruan ISHP në një postim në rrjetin social “Facebook”.

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *