Temperaturat ‘thyejnë termometrin’, ISHP del me urgjencë dhe jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ne –



Vala e të nxehtit ja mbërthyer vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik në kuadër të temperaturave të larta ka dalë me një njoftim dhe disa këshilla ndaj qytetarëve.

Sipas ISHP, është e rëndësishme të qëndrojmë freskët, në ambiente të mbyllura dhe të përdorim freskuese apo kondicioner, të shmangim pijet e nxehta, si çaj apo kafe, e po ashtu edhe alkoolin, pasi rrisin dehidratimin.

Po ashtu, ekspertët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe të freskëta si sallatë apo fruta si dhe rekomandohet pushim dhe shmangie të aktivitetit fizik.

Sipas meteorologëve, vendi do të mbesë në kushte të njëjta atmosferike edhe për ditën e nesërme, ndërsa fundjava pritet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave.

 




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *