Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, rezulton kandidati më i votuar në bashkinë Himarë, duke kaluar edhe kryeministrin Rama.

Rezulton se Gjiknuri ka marrë 1353 vota, dhe ndiqet nga kandidati Vullnet Sinaj me 581 vota të marra.

I treti është kryeministri Edi Rama me vetëm 286 vota të grumbulluara, kurse në vendin e katërt pozicionohet Anila Denaj me 155 vota.

Kujtojmë që në këtë bashki Partia Socialiste ka marrë 3447 vota ose 59.86 përqind, ndërsa Partia demokratike ka marrë vetëm 1854 vota ose 32.20 përqind. Ndërsa LSI ka marrë 341 vota ose 5.92 përqind.

Në qarkun e Vlorës PS ka arritur të marrë 8 mandate ndërsa PD vetëm 4 të tilla. Diferenca mes kampit socialist dhe atij demokrat është prej 26 895 vota më tepër, pasi PS ka 59023 dhe PD 32128.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here