Teuta është kurorëzuar kampione e Shqipërisë për sezonin 2020-2021.

Skuadra e Edi Martinit fitoi titullin e 2-të në histori pas 27 vitesh, teksa mposhti në ndeshjen e fundit të Kategorisë Superiore Apoloninë me rezultatin 6-1.

Njeriu i ndeshjes për skuadrën durrsake ka qenë, Dejvi Bregu i cili realizoi tre gola përballë skuadrës fierake.

Tre golat e tjetër për bregdetarët u shënuan nga Lorenco Vila, kapiteni Renato Arapi dhe veterani Sabino Plaku. Ndërsa golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Redon Mihana.

Pavarësisht se skuadra e Vllaznisë u përpoq deri në fund për të fituar titullin (fitoi 2-0 ndaj Laçit), Teuta arriti të shpallej kampion në Shqipëri, duke konfirmuar sezonin e tyre shumë të mirë 20-21 në Kategorinë Superiore, si dhe duke zbritur nga froni Tiranën.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here