Poem Blu është bebushja më e famshme në Shqipëri për momentin. Që para se të lindte, portalet shkruanin për vajzën e parë të Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës e pas ardhjes së saj në jetë çifti i njohur i showbizit nisën të ndajnë shumë momente nga familja e tyre e re. Fansat krijuan aq shumë admirim në rrjetet sociale për Poem Blu sa që reperi dhe partnerja e tij i hapën të voglës një llogari të saj në Instagram. Sot vajza e tyre “ka ndarë” videon më të veçantë që shumë ndjekës e prisnin. Ajo ka thënë fjalën e saj të parë. A e gjeni dot kë ka thirrur të parin/ën?

“Kjo është një video ku babi mendon që po thërras atë. Mendoni se po e thërras?”, shkruhet në postimin e Poem Blu. Siç mund ta dëgjoni ajo ka thënë “baba”, pra ka thirrur me të vërtetë Ledrin! /News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here