Thonë se ato sjellin shumë fat, ky është i riu shqiptar që mban 100 breshka në shtëpi: Dua të kem 500

0
22

This post has already been read 20 times!

Erjani nga Tirana është një person që merret me guida turistike. Në muajin gusht, një amerikan i quajtur David vizitoi Shqipërinë nën shoqërinë e Erjanit. Teksa vizitonin bjeshkët dhe pyjet e vendit tonë, ata hasën shumë breshka që po shtypeshin nga makinat, e kështu u lindi ideja që së bashku t’i birësonin.

Kur kanë kaluar më shumë së dy muaj që nga ajo kohë, bahçja e Erjanit mban plot 100 breshkë, me objektivin që brenda vitit të bëhen 500. Erjani ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Gjatë fjalës së tij ai tha se breshkat mbartin histori. Një prej tyre, ai e ka goditur aksi dent alisht dhe më pas e ka kuruar po vetë, për të kjo breshkë është më e veçanta.

Ndërsa një breshkë, e cila ka të shënuar në zhguall numrin 8-ë, i është dhuruar nga një vajzë, e cila pas një dashurie të dë shtuar, vendosi të largojë breshkën që e kishte dhuratë nga ish i dashuri. Për t’u përkujdesur për to, Erjani thotë se e ndihmon dhe David. Djali nga Amerika sjell donacione nga atje për mirëmbajtjen e tyre.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here