Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetin social Instagram duke ndarë momente jo vetëm nga jeta profesionale por dhe nga ajo personale.

Së fundmi ajo ka treguar përmes një postimi në Instagram se është në dilemë për ngjyrën e flokëve të saja.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim më shumë tek nuancat e brunes, edhe bjondja i qëndronte më së miri moderatores. Ndaj Arbana po mendon që të bëhet sërish bjonde, por fillimisht po kërkon mendimin e ndjekësve. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga koha kur ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe përkrah ka shkruar:

“A duhet të bëhem prapë bjonde? (që t’i djeg dhe këto që më kanë mbetur domethënë)”.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here