Sali Berisha ka publikuar një video ne facebook e tij sot ku shfaqet një bisedë telefonike mes një personi nga Zyra Organizative e PS Tiranë i identifikuar si Endri me kandidatin numër 33 në listën e PS për Tiranën Vaid Shaba.

Siç edhe mund të dëgjohet nga baza në Tiranë i tërhiqet vëmendje se nuk po raporton mbi votat dhe nuk po punon për të 12 në listë, Etjen Xhafa në zonën  e Kavajës.

Shaba duket i habitur në këtë komunikim duke i bërë të qartë se është kandidat vete dhe punon për vete.

Endri: Si është situata në Kavajë?

Shaba: Mirë.

Endri: Fjalë të mira po dëgjojmë gjithë kohës, ku raporton se nuk kemi shifra konkrete nga ti.

Shaba: Çfarë të raportoj?

Endri: Numrin e  votave. Ku raporton për situatën?

Shaba: Në asnjë vend, ku të raportoj, çfarë?

Endri: Raportimin mbi numrin e votave të kandidatit, Etjenit. A je takuar me të?

Shaba: Unë jam kandidat për vete, çfarë pune kam me Etjenin?

Endri: Ti je i 33, nuk po punon për Etjenin?

Shaba: Punoj për vete vëlla.

Endri: Si për vete?

Shaba: OK, mirupafshim.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here