Tirana vijon jetën normalisht edhe pas 20:00, trafik në rrugë dhe urbanë plot

0
17





Më 11 Shkurt, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që “ora policore” nga 22:00 që ishte të niste që në 20:00, kjo si masë parandaluese për shtimin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

Por teksa Policia e Shtetit njoftoi sot për vendosjen e mbi 1000 gjobave për qytetarët që shkelin këto masa, një vëzhgim i kryer nga Ora News në rrugët e Tiranës tregon se “jeta” në kryeqytet vijon normalisht edhe pas orës 20:00.

Madje, në disa akse të njohura të Tiranës trafiku është mbytës, njësoj si çdo ditë.

Ndërkohë një tjetër problematikë e vënë re është edhe tejmbushja e autobusëve të shërbimit urban duke shkelur çdo masë anti-Covid të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 1075 raste të reja infektimi me Covid-19, 18 viktima dhe spitale të tejmbushur me 585 shtretër të zënë.

Kjo situatë solli edhe reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili i kërkoi qeverisë të marrë masa pasi vendi po shkon drejt një katastrofe kombëtare.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here