Nje tjetër humbje nga Covid-19 është shënuar te bluzat e bardha. Farmacistja Marinaqi Hazizi nga Lushnja është ndarë nga jeta këtë të shtunë pas një beteje me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Reagimi:

Të nderuar kolegë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi).

Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës.

Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!










Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here