Një lajm i trishtë ka ardhur pak çaste më parë për muzikën shqiptare. Është ndarë papritur nga jeta muzikanit i njohur, kitaristi Valton Berisha.
Lajmin e hidhur e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale kompozitor Florent Boshnjaku, ku shkruan se shpirti i tij i mirë do të jetë gjithmonë prezent në shoqëri.
“Eh more Valton …
shpirti yt i mire ka me qene gjithmone prezent mes neve .
Pusho i qete”, ka shkruar Boshnjaku në Facebook.
Ndërsa, shkaqet e vd ekjes nuk janë bërë të njohura akoma.
Berisha ishte pjesë e grupit “Purgatory”, që në gjeneratën e tyre njiheshin si djemtë e guximshëm që po sillnin ndryshime në rininë shqiptare.
Ky grup shpejt u bë i njohur duke krijuar hite dhe duke treguar guxim si me përmbajtjen e këngëve te tyre ashtu edhe me paraqitje.
.