Vini ka folur lidhur me Bora Zemanin, pas tre vitesh ndarje.
Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth 3 vite më parë, ndarje që u komentua shumë në mediat rozë.
U aludua se ish-çifti, prindër të një djali, vendosën që të përfundonin romancën e tyre disavjeçare për shkak të tradhtisë, por asnjëri prej tyre nuk i pranuan thashethemet. Së fundmi, i ftuar në “Love from Tirana”, Dj i njohur foli për marrëdhënien me moderatoren, duke treguar se ruajnë kontaktet mes tyre për hir të Arborit. /7news