tm.err në Durrës, shkrumbohet një banesë, zjarrfikëset në vendngjarje –

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *