Një mjet tip skafi me dy motora dhe 6 turistë në bord ka rrezikuar të mbytet para pak çastesh në ujërat përballë shpellës së Haxhi Aliut.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë Kufitare, të cilat kanë shkuar menjëherë dhe kanë arritur të shpëtojnë skafin së bashku me pushuesit. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si po e tërheqin skafin  për në zonën e Triportit.

Ndër të tjera mësohet se shkak për rrezikun e mbytjes ka qenë deti me dallgë në orët e drekës.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here