tm.err o Zot, shpërthen kamioni me benzinë, ka shumë të vdekur –

Një ngjarje e rëndë me të paktën 13 persona që humbën jetën ka ndodhur në Kenian Perëndimore.

Një cisternë me benzinë shpërtheu dhe 13 persona humbën jetën.

Çudia ndodhi kur turmat me njerëz u grumbulluan aty pranë për të mbledhur karburantin që derdhej nga kamioni.

Kamioni me karburant u përplas me një automjet tjetër dhe u përmbys të shtunën vonë afër Malanga, rreth 315 kilometra në veriperëndim të Nairobit, në autostradën e zënë midis Kisumu-s dhe kufirit me Ugandën.

Njerëzit që nxituan në vendin e ngjarjes me kuti për të mbledhur karburantin, por ngarkesa shpërtheu, duke përfshirë ata që ishin përreth.

“Ngarkesa shpërtheu në flakë derisa ata mbushnin kutitë me karburantin që po derdhej”, tha Charles Chacha, një shef lokal i policisë në Qarkun Siaya ku ndodhi aksidenti, të dielën.

“Ne numëruam 12 trupa në vendin e ngjarjes. Një person tjetër vdiq në spital nga plagët e marra”, tha mes tjerash ai.

Per te pare videon nga ngjarja klikoni ketu

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *