Tmerr, panik e frikë mes banorëve, telefonata në Polici që vuri në lëvizje agjentët e krimit –

Një 40-vjeçar në Mat ka shkaktuar panik tek banorët e zonës pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Policia e njoftuar nga banorët, e vuri në pranga dhe i sekuestroi edeh një pushkë, municion luftarak dhe 4 pako me lëndë plasëse.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat.

Ky shtetas po qëllonte në ajër me armë zjarri pushkë në oborrin e banesës së tij”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *