As ora policore nuk po i ndal hajdutet ne kryeqytet.
Mbremjen e djeshme dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.
Policia thotë se autorët u larguan pasi kishin vjedhur një shumë parash të të moshuarës, e cila ka njoftuar blutë për atë që i ka ndodhur.
Nuk dihen të tjera detaje për grabitjen, por policia tha se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.