Tmerrohet burri, shkon në shtëpi dhe gjen gruan e tij të… – Shkodra News


Një grua u gjet e pajetë në një shtëpi në Ohër. Sipas policisë, trupi është gjetur në mëngjes nga partneri me të cilin bashkëjetonte.

Nga rezultatet e para të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është vërtetuar se gruaja ka pasur lëndime në kokë.

“Në ora 08:20 në SPB Ohër, S.D ka paraqitur se në shtëpi në afërsi të spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër ka gjetur të vdekur M.M (35) nga Ohri. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe ka vërtetuar lëndime në kokë”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyeja e vdekjes.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *