Tom Doshi e vuri në krye të PSD-së, Bejtja zbulon nëse partia që ai drejton do të bëjë koalicion me PD-në

0
15





Pas presionit amerikan, deputeti Tom Doshi ka regjistruar në KQZ Partinë Social Demokrate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në emër të një tjetër presoni. Gjatë ditëve të fundit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë apel krerëve të partive politike në vend që të kandidojnë për deputetë emra të pastër dhe jo me rekorde kr iminale, ndërsa shkoi deri atje sa foli edhe publikisht me emra, duke kërkuar që deputeti Tom Doshi të mos lejohet që të jetë pjesë e garës së 25 prillit. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, deputeti Doshi ka arritur që të regjistrojë PSD-në për zgjedhjet e ardhshme.

Por në kushtet, kur Kim kishte marrë premtimin e Edi Ramës, se Doshin përpos përjashtimit që i kishte bërë nga PS, nuk do t’i jepte asnjë rol në qeveri, cfarë do të bëjë PSD, nëse kjo forcë me numrin e deputetëve që mund të marrë do të jenë vendimtare për formimin e qeverisë së re pas 25 prillit, a e përjashton një koalicion me PD-në?

Në këtë pikë, kryetari në detyrë Engjëll Bejtja nuk vendosi vija të kuqe duke lënë gjithçka të hapur, “kurrë mos thuaj kurrë” tha ai për abc news.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here